Aktiviteti i bizneseve të huaja në Shqipëri u zgjerua në 2017-ën

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, të cilat ushtrojnë aktivitet ekonomik në vendin tonë, në vitin 2017, u rrit me 11,6 %, krahasuar me 2016. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Italia dhe Greqia zënë, 54,0 % të ndërmarrjeve të huaja gjithsej, si dhe 58,7 % të të punësuarëve.

Ndërmarrjet nga këto shtete, realizojnë 59,5 % të eksporteve dhe 50,8 % të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja. Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 58,8 % të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 17,7 % të tyre.

Në vitin 2017, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë 66,7 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 11,8 % dhe ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e tjera zënë, 21,5 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.

Treguesit kryesorë ekonomikë · Në vitin 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë punësuar 18,7 % të të punësuarëve gjithsej në ekonominë vendase, nga 16 % që kishin punësuar në vitin 2016. · Shitjet neto të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, në vitin 2017, përbëjnë 30,3 % të shitjeve neto gjithsej të bizneseve në vend, nga 22,7 % që ishte në vitin 2016.

Ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 30,4 % e investimeve gjithsej, në vitin 2017 nga 46,9 % që ishte në vitin 2016.

Në vitin 2017, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta, realizuan 49,2 % të eksporteve gjithsej nga 48,2 % në vitin 2016. Ndërsa, këto biznese gjatë vitit 2017, realizuan 28,8 % të importeve gjithsej nga 29,0 % në vitin 2016.

Investimet e Huaja Direkte (IHD) Stoku i Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2017, është rritur me 13,7 %, në krahasim me 2016. Në fund të vitit 2017, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të Stokut të IHD-ve me 56,9 %, të dominuara nga Greqia me 18,9 % dhe Hollanda me 12,8 %.

Zjarr Tv Ad