Aktori Bes Kallaku festoi 35-vjetorin .Policia gjobit administratorin e lokalit,të ftuarit dhe pezullon nga detyra 6 punonjës Policie

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1 mln lekë të reja administratorin e lokalit ku festoi ditëlindjen e 35-të aktori Bes Kallaku, ku ishte i ftuar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, përveç personazheve të tjera të njohur. Në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese . Njëkohësisht jane pezulluar nga detyra 6 punonjës Policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë .Drejtoria Vendore e Polcisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga vi rusi dhe fton qyetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital cilindo administrator lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad