Aktori i humorit Ermal Mamaqi, bën ndryshimin drastik dhe nuk njihet më(Foto)

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa të gjithë po presim me padurim vjeshtën që të nisë seriali i shumëpritur “H.O.T” (Humans of Tirana), Ermal Mamaqi, dita ditës na zbulon nga një detaj që na i shton edhe më shumë kuriozitetin.

Producenti na ka zbuluar se pas kaq vitesh, ka vendosur që për këtë serial të ndryshojë pamjen. Ermali është shfaqur me flokë të gjata dhe të mbledhura bishtalec dhe thuajse nuk njihet.

“Miq, ju prezantoj me Danin.

Personazhi im në H.O.T. Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni… Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT”, – shkruan Ermali krah fotove nga xhirimet.

Zjarr Tv Ad