Aktori i njohur reagon ashpër ndaj qeverisë për mbajtjen peng të studentëve të mjekësisë: Po hidhet mjegull sepse ujqërit mjegull duan…

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur i humorit dhe tashmë moderator, Florjan Binaj, është angazhuar gjithmonë për çështjet sociale të vendit dhe ka ngritur çdo herë zërin për padrejtësitë në Shqipëri.

E kemi parë në krye të protestave dhe si zërin e qytetarëve, për të cilët qeveria s’do t’ia dijë.

Kësaj here, Binaj ka reaguar për padrejtësinë e qeverisë me studentët e mjekësisë, që duan t’i mbajnë “peng” 5 vite në Shqipëri, që t’u japin diplomën.

“Mbajtja peng 5 vite e studentëve të mjekësisë është kryekëput komunizëm nga i cili ata që sot qeverisin, duan të mburren që e rrëzuan.

Ky lloj kursimi prej bixhozxhiu, që veset e veta prej PPP-je i paguan sa qimet e kokës dhe të ardhmes së mjekësisë i vë lakun në fyt, nëse nuk shkundet tani me protesta, nesër do i mbajë peng 5 vjet studentët e gazetarisë që t’i shërbejnë qeverisë, studentët e arkitekturës, inxhinierisë, arteve etj.

Përveç kësaj, mendoj që po hidhet mjegull sepse ujqërit mjegull duan…”- shkruan Binaj.

Zjarr Tv Ad