Aktori Mirush Kabashi merr drejtimin e partisë së Nisma Thurje dhe Rudina Hajdarit(DETAJET)

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i njohur, Mirush Kabashi, mund të jetë kryetar i një force të re politike. Megjithëse në gjendje shëndetësore jo perfekte, ai pritet të marrë përsipër drejtimin honorifik të partisë që do të regjistrojë Nisma Thurje dhe Rudina Hajdari.

Aktori i njohur, që prej vitesh mishëron revoltën ndaj sistemit politik nëpërmjet monodramës “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, është bashkuar herët me aktivistët e Thurjes. Rreth 1 vit më parë ai u përfshi në fushatën prezantuese të nismës në gjithë vendin, që përfundoi me një takim të madh në Pallatin e Kongreseve.

Ende nuk ka një vendim zyrtar, por një nga drejtuesit e Thurrjes, Panajot Soko e la të kuptohet gjatë një interviste në Report Tv. I pyetur nëse Rudina Hajdari do të bëhet kryetare e partisë së re, Soko tha se nuk do të ketë kryetar, por nëse duhet për arsye dokumentare, do të propozohet një figurë e njohur, një artist që është bashkuar me vlerat dhe idetë e Thurjes.

Artisti i njohur që është pjesë e pandashme e Nismës, është Mirush Kabashi. Aktori është tërhequr nga aktiviteti për arsye shëndetësore, por mund ta marrë përsipër përfaqësimin, për të dhënë kontributin e tij në sfidën ndaj klasës politike.

Të pyetur nga Dosja.al, drejtuesit e Thurjes nuk kanë bërë komente per një emër kryetari. “Nuk duam të kemi kryetar në kuptimin klasik, por, nëse duhet për çështje të regjsitrimit në Gjykatë dhe KQZ, do të propozojmë nje figurë të nderuar, mundësisht nga fusha e artit”, thanë ata, pa specifikuar një emër të veçantë. Megjithatë emri nga fusha e artit tashmë është shfaqur në të gjitha takimet e tyre.

Nëse Mirush Kabashi do të bëhej kryetar i Thurjes, partia e re do të ngjante me lëvizjen “5 yjet” në Itali, që u drejtua nga një aktor si Bepe Grillo, kundër sistemit politik dhe sot është partia kryesore e koalicionit qeverisës.

Zjarr Tv Ad