Aktori Mirush Kabashi s’i mban mend emrin, batuta me kryebashkiakun: Rëndësi ka ta mbajë mend kryeministri

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga imami Elvis Naçi dhe aktori i njohur Mirush Kabashi kanë marrë pjesë sot në një event në Thumanë, ku janë shpërndarë 150 banesa për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa ka marrë fjalën, aktori Kabashi ka përshëndetur të pranishmit, por për i harroi emrin kryetarit të Bashkisë Artur Bushi. Ai e kaloi me shaka këtë moment:

“Mirëmbrëma që të gjithëve, zoti kryeministër Edi Rama. Zoti Elvis Naçi, Kryetari i Bashkisë së Thumanës, turpi për të gjallët por nuk ia kujtoj emrin! Turi, të kërkoj ndjesë! Nuk është e rëndësishme të ta mbaj mend emrin unë, e rëndësishme është të ta mbajë mend kryeministri. Bëra një shaka”, tha aktori Mirush Kabashi.

Zjarr Tv Ad