Aktorja e ‘Casa de papel’ do quhej Tirana në serial, del VIDEO

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë më parë u publikua sezoni i 3 i serialit shumë të famshëm “La Casa de Papel” ose “Money Heist”. Seriali është cilësuar si një ndër më të ndjekurit në Netflix dhe ka thyer rekorde shikueshmërie.

Siç dihet çdo personazh në serial mban emrin e  një kryeqyteti botëror dhe së fundmi në një intervistë aktorja e njohur Alba Flores, e cila quhet Nairobi në serial, është pyetur se cili kryeqytet do donte dhe ajo ka treguar se jo vetëm që e njeh Shqipërinë, por që dhe do të zgjidhte kryeqytetin e vendit tonë Tiranën.

Kujtojmë që ditën e djeshme, edhe aktori serb Darko Peric, që luan rolin e Helsinki-t në po këtë serial në një status falenderonte fansat në gjuhën shqipe.

 

Zjarr Tv Ad