Aktorja Meryl Streep i është përgjigjur presidentit Donald Trump për etiketimin që ai i bëri si një nga aktoret më të mbivlerësuara të Hollivudit. Komentet e Trump erdhën pas kritikave të Streep ndaj tij gjatë një fjalimi në ceremoninë e çmimeve të Golden Globes. Gjatë një fjalimi në fushatën për të drejtat e njeriut ajo u shpreh:
“Unë jam më e mbivlerësuara dhe aktualisht jam ndër aktoret më të kritikuara që më pëlqen futbolli i brezit tim. Ndaj dhe ju më ftoni , apo jo?! Pesha e të gjitha nderimeve është pjesë e asaj që më sjell këtu, në këtë podium. Kjo më detyron dhe sfidon të gjitha instiktet e mia natyrale për të qëndruar në shtëpi. Me detyron të qëndroj përballë njerëzve dhe të them fjalë që nuk janë shkruar nga unë, por që vijnë nga jeta ime.”
Aktorja e dashur hollivudiane Meryl Streep bëri thirrje për veprim, e rezistëncë pavarësisht vështirësisë.
“Ne kemi të drejtë të jetojmë jetën tonë me Zotin apo pa të, në varësi të zgjedhjes. Si amerikanë, burra, gra, homoseksualë, LGBT të gjithë ne kemi të drejtë për një jetë të lirë dhe për të ndjekur lumturinë. Nësë ju mendoni se njerëzit u zemëruan kur qeveria këkronte tu merrte armët, mendoni se çfarë mund të ndodhë nëse qeveria tenton t’iu marrë lumturinë.”
Mbremja gala u ndoq nga rreth një mijë persona, përfshirë zyrtarë politikë dhe të famshëm të botës së artit në SHBA.///