Aktorja e njohur e humorit shqiptar ndan lajmin e rëndë: Humba binjakët

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja e humorit Delinda Disha, ka ndarë sot me ndjekësit një lajm të trishtë. Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë. Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi aktorja e humorit konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

Aktorja ka ndarë gjithmonë me ndjekësit momente të lumtura nga jeta e saj private por edhe këtë lajm të hidhur, preferoi ta ndante me ndjekësit.

Rikujtojmë që djali i Delinda Zhupës ka lindur më shkurt të 2017 dhe ajo zgjodhi ta pagëzojë me emrin Dasantin. Pas lindjes së parë ajo rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj private dhe kryesisht për mëmësinë.

Ajo tregoi se fillimet si nënë kanë qenë paksa të vështira, por me ndihmën e familjarëve arriti të përballonte gjithçka.

Aktorja tregoi se në dy javët e para të lindjes vetëm qante, sepse pasditeve duhej të qëndronte larg djalit për shkak të punës.

“Pas lindjes një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, ndërsa pasdite vetëm qaja. Dy javë pas lindjes pasditeve vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi ishte i vogël dhe kisha frikë ta mbaja”, ka rrëfyer Delinda.

Zjarr Tv Ad