“Aktorja e njohur e prangosur dhe…”/Ia cili është mesazhi i saj

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.

Protesta e 3 marsit do të zhvillojhet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

Linku i spotit:

https://www.facebook.com/watch/?v=925468541974305

Zjarr Tv Ad