Aktualitet LSI ‘harron’ Kryemadhin, feston 16-vjetorin me Metën

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lëvizja Socialiste për Integrim feston këtë të dielë (6 shtator) 16-vjetorin e themelimit si forcë politike.

Të shumtë kanë qenë urimet nga anëtarë të kësaj force si dhe nga degët në qytete të ndryshme.

Por dega e LSI-së në Durrës e ka festuar në një mënyrë ndryshe. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë postuar foton e Presidentit Meta në kohën kur ka qenë në krye të kësaj force politike duke “harruar” se kryetare aktuale është Monika Kryemadhi.

Për 16-vjetorin ka reaguar dhe zëvendëskryetari, Luan Rama i cili thotë se misioni i LSI, integrimi europian vijon të mbetet një prej objektivave të kësaj lëvizje.

“Misioni ynë është: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, parë në raport me këtë prioritet kombëtar, misioni i LSI-së është ende një sfidë e përgjegjësi e pakryer, pavarësisht se jo për faj të saj, ç’ka e bën rolin e LSI-së në realitetin e sotëm politik shqiptar jo vetëm të veçantë, por edhe jetik, përcaktues dhe shpëtimtar për të ardhmen europiane të vendit” – shkruan Rama.

Gjithashtu dhe nënkryetari, Petrit Vasili ka postuar një video nga fjala e ish-kryetarit Ilir Meta në vitin e themelimit.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...