AKU bllokon 24 ton kripë dhe 42 krerë viça në kufi

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 24 ton kripë dhe 42 krerë viça me destinacion therjen.

Policia kontrolloi ngarkesën prej 24 ton kripë të ardhur nga Austria në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri si edhe ngarkesën 42 krerë viça për therje të ardhura nga Serbia në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionve përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesen nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar, sipas përcaktimeve ligjore (nivel jo me të ulët se 40 mg jod dhe jo me të lartë se 60 mg jod për kg kripë). 

Për këto arsye, AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 ton kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit,”-raporton AKU.

Dhe po kryehen veprimet për kthimin e produktit në vendin e origjinës.

Ndërsa ngarkesa me kafshë të gjalla u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare dhe AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në rregjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.

 

Zjarr Tv Ad