AKU bllokon aktivitetin dhe gjobit me 3.85 mln lekë tre subjekte në jug

0
3

AKU ka vijuar me kontrollet në jug të vendit për sigurinë ushqimore duke ndërprerë aktivitetin e 3 subjekteve dhe bllokuar dhjetra kg produkte të pasigurta për konsum. AKU ka ndëshkuar me 3.85 milion lekë kundravajtjet ligjore në furrë buke, market e fast food. Konkretisht:

-Subjekti me aktivitet “Tregtim me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore dhe furrë buke” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B). Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (dyshemeja e dëmtuar dhe e çarë si dhe prezencë myku në mure etj.), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti).

“Gjobë” 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Gjobë” 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

– Subjekti me aktivitet “Market ushqimor” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 39 kg gjalp i konstatuar i pasigurt për konsum human dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti me aktivitet “Fast food” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A), në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti me dalje në ambjenitn e prodhimit), pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. U konstatua gjithashtu dhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 140.5 kg produkte si dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kerkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë se do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të konsumatoreve dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes të sezonit turistik.