AKU bllokon biznese në Tiranë, Lushnje, Korçë dhe Shkodër

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjetur me shkelje të rënda disa biznese ushqimore në Tiranë, Lushnje, Korçë dhe Shkodër, si për shembull tregtim të ushqimeve pasi kadenca kishte kaluar apo në kushte të rënda hijeno-sanitare.

Konkretisht:

  1. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Tiranë n? subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim t? produkteve t? pastiçerisë” në mungesë të licencës përkatëse dhe rregjistrit të shitjeve. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa t? panotifikuara dhe q? nuk p?rmbushin k?rkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume).

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë;
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin;
“Bllokim i produkti” me destinacion asgjësimin e sasisë prej 225 kg produkte ushqimore dhe “Ndërprerje e aktivitetit”.

  1. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat përdorimi të kaluar (amareta, djath, kroasan, kek, çajra, çokollata, pije energjike, vafer etj).

Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u morën masat administrative: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe “Bllokim i produktit” me afat përdorimi të kaluar me destinacion asgjësimin.

  1. Kontrollet e kryera nga DRAKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi”, si dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djath i bardhë dhe djath kaçkavall), evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit.

Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u morën masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë për ushqim të pasigurt dhe “Bllokim i produktit” në sasinë prej 500kg djath i papërshtatshëm për konsum për asgjësim.

  1. Kontrolli i ushtruar nga DRAKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njësi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: “Gjobë” në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe “Ndërprerja e aktivitetit” deri në plotësimin e këtyre kushteve.

  1. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton produkti “farë misri” e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve të AKU, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Drejtorisë të Tatimeve.

 

Zjarr Tv Ad