Gazmend Bardhi është kyther në një nga zërat më kritik dhe të ashpër kundër Sali Berishës. Kur duket se Enekelejd Alibeaj është Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, në të vërtetë betëjn kundër Sali Berishës po e zhvillon Gazmend Bardhi. Dje me anë të një shkrimi në Twitter, Bardhi si ndër të paktët demokrat, e ka bërë Berishën drejtpërdrejtë përgjegjës për ngjarjen në Gërdec.
Bardhi i përmend edhe Shkëlzen Berishës, djalin e Sali Berishës ku thotë se koha e kur “do punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”.
“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vr*arë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.
Shkëlzen Berisha reagon ndaj Gazmend Bardhit: Emërimet në PD duhet ti rikthehen si ekskluzivitet “shoqatës së gazrave”
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Gazmend Bardhit i cili e ka përmendur në një reagim në rrjetet sociale Shkëlzen Berishën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzeni e ka ironizuar Gazmend Bardhihn duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.
“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”
Reagimi i Bardhit vjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit zgjodhi Kryesinë e Re, me emra të vjetër. Ajo që ra në sy ishte rikthimi i Jozefina Topallit, teksa Belind Këlliçi ishte më i votuari. Pjesë e listës u bë edhe deputetja Ina Zhupa, e cila duket se i është bashkuar zyrtarisht ‘Rithemelimit’.
Disa ditë më parë Bardhi e ka sulmuar ashpër Berishën duke thënë se ish-kryeministri po poshtëron veten, në qëllimin e tij për t’u pasuruar ende, ndonëse është shpallur non grata nga SHBA si një njeri që ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij personale dhe të familjarëve të tij.
Reagimi i Bardhit erdhi si pasojë e reagimit të Sali Berishës, i cili e etiketojë Bardhin si vegël të Edi Ramës. Bardhi e cilëson këtë si një shpifje dhe një sulm kundër tij, pasi ndryshe nga të tjerët në PD, ai nuk është “mburojë e familjes së Berishës.
“Poshtërimi i vetvetes, d.m.th të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde”, shkruan Bardhi.
Ky reagim vjen pas postimit të Berishës të karikaturës së bërë nga Bujar Kapexhiu, ku e pasqyron Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhit si të blerë nga Taulant Balla, referuar këtu negociatave që kanë nisur për zgjedhjen e presidentit të ri.
Berisha hedh në sulm besnikët e tij kundër Bardhit, Kasmi e Bozdo të alarmuar për akuzat ndaj Shkëlzenit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur në sulm të gjithë besnikët e tij kundër Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit lëshoi dje një deklaratë shumë të fortë ndaj tij, pasi i përmendi atij Gërdecin dhe djalin, Shkëlzen Berishën.
Vetë djali i ish-kryeministrit reagoi, ndërsa ka ardhur dhe një reagim nga besnikët e Berishës, Bledi Kasmi dhe Eno Bozdo. Kasmi tha në “Abc News” se Bardhi atë reagim e ka marrë gatshëm nga Rama, pasi sipas tij, nuk di të shkruajë.