Akuza e fortë e Ilir Metës: Zgjedhjet e 25 Prillit u shitën! Bashën jam munduar ta ndihmoj, raporti i tij me të vërtetën është armiqësor

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, pasi e akuzon atë se ka shitur zgjedhjet e 25 Prillit, duke marrë vendime që e çuan opozitën në humbje të sigurt.

Ai u shpreh në “Quo Vadis” se është munduar ta ndihmojë Bashën, por kryedemokrati ka bërë gjithmonë të kundërtën e asaj që I ka thënë Presidenti. Sipas tij, Basha ka një raport miqësor me të vërtetën.

Meta: 25 Prilli ka qenë një ndeshje e trukuar siç vihen këto bastet.

Kush e ka shitur këtë ndeshje?

Meta: Mendoj se këto janë analiza që i takojnë të ardhmes, por kuptohet se nëse ti largohesh nga Parlamenti në mënyrë të pajustifikuar, në mënyrë që ti fal gjithë pushtetin vendor, nëse ti i jep mndësinë tjetrit të kapë drejtësinë, të shkarkojë edhe Presidentin e Republikës, është normale që tip o bën sikur do të shkosh të fitosh.

Nuk e kam ndarë asnjëherë PD-në me LSI-në. Qëndrimet e mia kanë qenë kundër këtyre qëndrimeve aventureske.

Raporti juaj me Lulzim Bashën?

Unë e kam kuptuar herët që ai ka një raport të gënjeshtërt me të vërtetën. Jam munduar t’I qëndroj pranë gjatë gjithë këtyre viteve, por ai s’më ka dëgjuar. I kam kërkuar të mos bojkotojë reformën në drejtësi, të mos braktisë Parlamentin. I kam thënë edhe për Teatrin, por nuk i është përgjigjur mesazheve të mia. Për 5 Qershorin i kam dhënë të gjitha rrugët si mund të rikuperohej prishja e marrëveshjes, por zgjodhi një rrugë që e çoi opozitën në një humbje të përllogaritur. Raporti i tij me të vërtetën është shumë armiqësor. Jam përpjekur ta ndihmoj.

Zjarr Tv Ad