Në një mesazh në rrjetet sociale deputeti Gazment Bardhi ka shtruar pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.
Bardhi shkruan: “Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”.
Gjatë ditës së sotme deklarata në emër të Komisionit të Rithemelimit kanë bërë Edi Paloka, Floriana Garo dhe Eno Bozdo, nuk dihet se kujt prej tyre i referohet Bardhi. Një tjetër deputet që ka dalë kundër grupimi të Alibeajt është edhe Ervin Salianji, i cili po ashtu dha sot një deklaratë për mediar.