Akuza e Spiropalit: Presidenti Meta i hodhi benzinë zjarrit me çdekretimin e 30 qershorit

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bën përgjegjës Presidentin Meta për episodet e fundit të dhunës në KZAZ-të e vendit.

Në një reagim në twitter, Spiropali shkruan se u bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin, sipas saj,  se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë.

Për aspak çudi, vijon Spiropali, akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ.

“Ndoshta sepse pret më shumë dhunë”, aludon Spiropali.

 

Zjarr Tv Ad