Qeveria greke akuzohet për fshehjen e numrit të vërtetë të të infektuarve nga koronavirusi në mënyrë që të mos ndikojë tek turizmi.
Zyrtarë të lartë të shëndetësisë si dhe deputetë opozitarë kanë akuzuar qeverinë se personat të cilët rezultojnë pozitivë në qytetet turistike nuk deklarohen të plotë.
Sipas tyre ata futen në listat e të infektuarve në qytetet e mëdha si ata të Athinës dhe Selanikut në mënyrë që të mos përhapë panik në radhët e turistëve.
Gjithashtu rastet e reja të koronavirusit raportohen në bazë të rajoneve dhe jo në qytete apo ishuj specifik që janë çelësi kryesor i turizmit si Santorini apo Mikonos.
Gjithashtu The Telegraph shkruan se qendrat shëndetësore nëpër këto ishur i dërgojnë raportet e tyre ditore të koronavirusit drejt autoriteteve rajonale.