Akuzat e Donald Lu, reagon Prokuroria: Je sorosian, s’kemi nevojë për vizë në SHBA

0
1316
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas deklaratës së fortë që bëri sot ambasadori i SHBA-së Donald Lu.

Drejtorja e kabinetit në Prokurorine e Pergjithshme, Fjorida Ballauri në një konferencë për mediat tha se “këto presione janë tipike sorosiane”.

Ballauri më tej shtoi se Donald Lu ka bërë presion të vazhdueshëm mbi këtë institucion.

Sipas Ballaurit “këto sulme jo diplomatike dhe aspak të reja për prokurorinë e përgjithshme”.

Reagimi:

Prokuroria e përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur nevojën për reformin në drejtësi me qëndrime zyrtare e publike, ka identifikuar problematike në draftet përkatëse për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore. Qëndrimet kanë gjetur mbështetje edhe në opinionin e Venecias që rrëzoi një pjesë të drafteve, të mbështetur edhe nga ambasadori Lu. Sa për procedurën e KED ftojnë ambasadorin Lu dhe ekspertet e tij të rilexojnë ligjin përkatës për kriteret. Është e rëndësishme që ambasadori Lu të lexojë variantin zyrtar të tij si në shqip dhe në anglisht

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se nëse ai është Zot në politikën shqiptare, këtë nuk e realizon në Prokurori.

Lu mendon se ka në dorë fatin e prokurorisë duke shantazhuar për mbyllje hetimesh e heqje vizash, por ta ketë të qartë që prokurorët nuk kanë nevojë për viza. Presionet e tij janë sororiane që duan të manipulojnë opinionin publik.

Zjarr Tv Ad