Akuzat e PD, reagon Babani: Po më prishin imazhin

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I emëruari i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike në media tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Babai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij. Ai thotë se Gazmend Bardhi ka bërë shpifje dhe se ka aktivizuar avokatët.

‘E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë.  Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit’, tha Babani.

Zjarr Tv Ad