Akuzat e Ramës për Zërin e Amerikës, Vasili: Kjo qeveri nuk njeh ligj

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u bëri thirrje qytetarëve të hapin sytë, pasi kjo qeveri nuk njeh zbatimin e ligjit.

Duke iu referuar përgjimeve të publikuar nga Zëri i Amerikës për emërime politike në Drejtorinë e Burgjeve, Vasili u shpreh se përgjimet janë provë e pakundërshtueshme e shkeljes së ligjit.

“Kjo qeveri gjykon t’i shpallë luftë edhe Zërit të Amerikës që ka vënë përballë publikut fakte për emërimet politike në burgje. Përgjimet e publikuara nga VOA janë provë e pakundërshtueshme. Kryeministri Edi Rama mban në zyrë emërimet.

Thirrja ime eshte e përsëritur për një ligj që nuk funksionon dhe është kapur nga kryeministri. U them vetëm kaq: Qytetarë hapni sytë. Kjo qeveri dhe këta ministra nuk njohin ligj. Këta nuk kanë trup edhe para provave që i thonë po vetë.”- tha Vasili.

Zjarr Tv Ad