Akuzat e Tabakut për komisionerët në Vorë/ Noka: Duhet mos të kesh fytyrë për të na fajësuar neve, nuk gjejnë dot njerëz

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Flamur Noka: Jam këtu në cilësionë e deputetit të zonës, ju bëj thirrje të gjithë banorëve që të ushtrojnë të drejtën e votës. Sot është dita që çdo banor i bashkisë Vorë të vendosë për fatin e tij dhe qytetin e tij. Bëj apel: Dilni në votime, pjesëmarrja në votim është pjesëmarrje për fatin tuaj dhe bashkinë tuaj. E shfrytëzoj këtë moment për të falenderuar të gjithë opozitarët që po i japin mbështetje kauzës së tyre. Ju falenderoj për pjesëmarrjen.

Pyetje: Deklarata e Tabakut, komisionerët e PD nuk janë pranuar në KZAZ…

Noka: Duhet të mos kesh fytyrë, duhet të mos skuqesh dhe të mos zverdhesh , të jesh përfaqësuaes i Bravës që pasi t’ja lësh administrimin Ramës, të dalësh dhe të akuzosh, “Shtëpinë e Lirisë”.

Vetëm pafytyrësia e atyre që e thonë këtë, mund të artikulojë të tilla gjëra. Sot çdo banor i Vorës e di që ka 24 orë që përfaësuesit e Bravës nuk kanë sjellë përfaqësues në komision. Shoqata e Bravave ka patur kohë plot, por mendoni se në çfarë mjerimi janë, nuk gjejnë dot as komisionerë dhe pastaj duan vota. Nuk është faji ynë se të gjithë janë në krahun e Shtëpisë së Lirisë dhe se Bravën e kanë braktisur të gjithë. Nuk është fajti i opozitarëve të bashkisë Vorë se shoqata e Bravave nuk ka përfaësues dhe mundohet të sjellë punëtorët e call-centerave të kunatit.

Zjarr Tv Ad