Akuzat për ndërtimet në qendër të Tiranës dhe naftën kontrabandë/ Alibeaj: Sonte pres që drejtësia të veprojë! SPAK të nisë procedim penal Ramën e ministrat e tij

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas denoncimeve të PD-së për ndërtimet në qendër të Tiranës dhe naftën kontrabandë, Enkeled Alibeaj është shprehur se drejtësia duhet të veprojë.

Ai tha që pret që sonte SPAK dhe Prokuroria të nisë dy procedime penale dhe “të tregojë se kush janë edhe të dyshuarit Edi Rama dhe ministrat e tij”.

“Përgëzoj institucionet drejtësisë, të jenë të pavarur. Ka një problem kur qeveria flet mirë dhe është e kënaqur me sistemin e drejtësisë, është problem, nuk duhet të ndodhte. Drejtësia sot nuk flet vetëm belbëzon, jemi në udhëkryq të madh, ta anatemojmë apo inkurajojmë, për akte të vogla belbëzuese që ka bërë. Duhet ta mbështesim, por jo nga foltorja e duke thënë fjalë të bukura, por duke bërë një gjë të thjeshtë, politika majtas e djathtas duhet të japë shembullin, për vettingun politik, kjo prapon që drejtësia të veprojë dhe më pas, pasi drejtësia të veprojë të heshtë. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre 6 viteve, punë e lavdërueshme për ILD? Ajo nuk po vepron. KLP delegon prokurorët andej këndej, kjo ishte arsyeja perse u bë reforma në drejtësi. SPAK ja ti numëroj: investimet strategjike, ministrja, patrionazhistët, blerja e votave. Ky është shërbimi më i madh që duhet të bëjë kjo sallë.

Sot në darkë pres që të thërrasin Gazmend Bardhin dhe Dashnor Sulon, për denoncimet me prova dhe akte, jo me retorikë politike, me dokumente. Ky duhet të jetë lajmi në darkë, që SPAK dhe Prokuroria ka nisur dy procedime penale qoftë për naftën, qoftë për pastrimin e parave dhe veprimtari pa leje. Të tregojë se kush janë edhe të dyshuarit Edi Rama dhe ministrat e tij. Ky është qëndrimi që duhet të mbajë drejtësia, kur flet të tjerët duhet të heshtin.

Zjarr Tv Ad