Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pas denoncimit të Partisë Demokratike për abuzim me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë. Janë marrë të pandehur zyrtarët Ylli Imeri, Dafina Keca dhe Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për tenderin për ushqime për familjet në nevojë të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, ku ky dikaster drejtohej nga Olta Xhaçka. Gjatë hetimeve, SPAK mori në pyetje edhe ministren Xhaçka, por nuk gjeti asnjë fakt që ajo të ishte e implikuar.