“Akuzat për vrasje” Ambasada Amerika jep goditjen e fortë për Taulant Ballën: Shmangni çdo…..

0
2073
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA ka mbajtur qëndrim pas akuzave të forta që janë bërë në adresë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Syri.net mëson ekskluzivisht nga burime pranë qeverisë se ambasada amerikane në Tiranë ka porositur personelin e saj që të shmangin takimet publike dhe çdo lloj takimi me Taulant Ballën, deri në sqarimin e akuzave në adresë të tij.

Mësohet se personelit të ambasadës së SHBA i është shpërndarë një mesazh dhe porosia ka qenë e prerë për të gjithë stafin diplomatik.

Në adresë të Taulant Ballës janë bërë akuza të forta nga Ardian Çapja se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas tij, avokati arriti të siguronte disa përgjime të prokurorisë për Taulant Ballën dhe për këtë u vra. Ekzistenca e këtyre përgjimeve nuk ishte e njohur, deri kur foli Çapja.

Syri.net ka publikuar të dhëna nga fashikujt hetimorë për përgjimet e prokurorisë ndaj Ballës.

Taulant Balla është vënë nën përgjim telefonik nga Prokuroria pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016 në Elbasan, ku u ekzekutuan në një atentat tre persona (Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli), ndërsa 8 të tjerë u plagosën

Laji marrë copyright ora news

https://www.oranews.tv/vendi/skandali-akuzat-per–ambasada-e-shba-personelit-te-saj-shmangin-taki-i1065298?fbclid=IwAR1TVgrDEKly95xZH-E1UjcKnjX-oNv9HQNB6CcfEYnBLM0BPr8Bse5muWM&mibextid=Zxz2cZ#.Y4M1Rm5FH34.facebook

Zjarr Tv Ad