Akuzohej për abuzim me tenderat, gjykata merr vendimin për ish-kryetarin e bashkisë Pogradec

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata ka shpallur ditën e sotme të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Sipas informacioneve, mësohet se avokati Sokol Hazizaj ka bindur trupën gjykuese për pafajësinë e klientit të tij.

Sipas SPAK fakti i parë penal lidhej me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Nga ana tjetër, fakti i dytë lidhet me tentativën për pengimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit në vitin 2019.

Zjarr Tv Ad