Disa ditë më parë, babë e bir u arrestuan pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri fals me logon “Himara” dhe Salcë domate me logo të falsifikuar “Fagero”. Mësohet se gjykata lë në burg Fabian Gero dhe Arnold Gero, babë e bir.
Sipas Prokurorisë personat e arrestuar paraqesin rrezikshmëri pasi kanë prodhuar ushqime të dëmshme.
Sipas informacioneve të policisë për një afat kohor prej 3 muajsh, janë kryer tetë operacione policore ku në pranga kanë rënë 5 falsifikator dhe janë sekuestruar mbi 100 lloje produktesh ushqimore të falsifikuara e janë asgjësuar afro 1.5 ton në sasi të cilat kanë nisur të asgjësohen.
Produktet e falsifikuara hidheshin në treg në dyqane të ndryshme dhe Qendra Tregtare me ambalazhin “mallra në ofertë”.
Nga djathi bebe, sukot për fëmijë, tek Vaji i ullirit, birrat, e salca e domates janë produktet ushqimore të falsifikuara të sekuestruara nga policia e Tiranës në harkun kohor të tre muajve.
Superaksioni i Policisë ka mundur të zbulojë në Tiranë, kryesisht në Kamëz, në lagjen “Ali Demi”, “Lanabregas”, disa punishte që në mënyre ilegale prodhonin e paketonin ushqime të pakontrolluara. Të arrestuar nga policia janë Spiro Fuqi, Fabian Gero dhe Arnold Gero.
Akuzohen për falsifikim të produkteve ushqimore, gjykata jep dënimin për babë e bir
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...