Akuzohen për vjedhje të lokaleve në Tiranë, arrestohen 3 persona, proçedohet në gjendje të lirë 19 vjeçarja

0
644
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “BLOW”, duke arrestuar në flagrancë 3 persona, ndërsa proçedohet në gjendje të lirë një shtetase tjetër, me akuzën se kryenin vjedhje në lokalet e Tiranës. Policia njofton se ka sekuestruar si provë materiale një pistoletë Blow Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.
Po ashtu, bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit, Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, Elirjan Rrasa, 23 vjeç, banues në Tiranë, Agim Hajdari, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë , pasi në lokalin e tij të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekustruar në cilesinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42″, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.
Ndërsa proçedohet në gjendje të lirë shtetësja, M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë ,proçeduar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,fshehja dhe mbulimi i tyre”, parashikuar nga Neni 278/b i Kodit Penal.
Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42’’, disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip ”Lifan”, në pronësi të shtetasit E. P.

3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës “Samsung” 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një pistoletë Bloë Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.

– Një televizor i markës Samsung 42″

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 134 e 25 i Kodit Penal, dhe “Përvetësimit të sendeve të vjedhura” të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad