Akuzohen se kanë grabitur 2 banka dhe biznese në, 6 shqiptarët dalin para gjyqit në Zvicër

0
880
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë shqiptarë kanë dalë para bankës së të akuzuarve në gjykatën e Dorneck-Thierstein, pasi akuzohen për grabitje të dy bankave në Zvicër dhe disa vjedhje të tjera. Po ashtu, dy prej të akuzuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Procesi gjyqësor ndaj shqiptarëve nisi të hënën dhe pritet të zgjasë tri ditë. Sipas aktakuzës, shqiptarët, të cilët jo të gjithë jetojnë në Zvicër, më 1 maj të vitit 2015 kishin sulmuar filialin e Bankës Kantonale të Basellandit në Breitenbach ku kishin vjedhur një sasi parash, njofton televizioni Tele M1. Dy ditë më vonë ata kanë plaçkitur filialin e Bankës Kantonale të Aargaut në Rothrist. Po ashtu ata kanë vjedhur edhe dy kioska, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga të akuzuarit akuzohet se në dhjetor të vitit 2010 brenda pak ditëve ka plaçkitur dy kioska në Kantonin e Bernës, ndërsa ka vjedhur cigare dhe sende të tjera, që arrinin në vlerën e 38000 frangave. Sakaq, shuma e parave për të cilën ata si grup akuzohen se e kanë grabitur është rreth 150 mijë franga.

Zjarr Tv Ad