Akuzohet për ngacmim seksual, Kevin Spacey rishfaqet për herë të parë në një video pas ‘zhukjes’

0
34
Mandatory Credit: Photo by Alan Davidson/Silverhub/REX/Shutterstock (7528231au) Laurence Olivier Theatre Awards 2015 at the Royal Opera House Exclusive Coverage Inside Auditorium - Kevin Spacey (recipient of the Special Award) Olivier Theatre Awards 2015 - Auditorium - 12 Apr 2015
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skandalet seksuale që kanë shoqëruar karrierën e Kevin Spacey vazhdojnë të ndikojnë tek ish-ylli hollivudian.

Kevin Spacey është shfaqur për herë të pare, pas një kohe të gjatë, në një video që ka postuar në rrjetet sociale, duke shpjeguar se, është i pafajshëm për të gjitha akuzat që i janë bërë, ndërsa akuzat për ngacmim janë bërë zyrtare.

Fansat po e cilësojnë si skandaloze këtë video, ku aktori Kevin Spacey ka dalë për herë të pare, pasi u akuzua për ngacmim seksual ndaj një të mituri dhe ka pranuar se është homoseksual.

Megjithatë, ky duhet të ketë qenë një gabim i radhës nga aktori, pasi fansat ende nuk po mund t’ia falin dhe ta pranojnë që ai është një ‘pedofil’, që ka tentuar të arsyetohet duke i treguar botës për herë të parë që është homoseksual, pikërisht, në kohën kur kanë dalë akuzat.

Ai pritet të dalë para gjykatës më 7 janar të vitit 2019.

Spacey është përjashtuar edhe nga seriali ‘House of Cards’ i Netflix, që këtë vit ka shfaqur sezonin e fundit pa personazhin kryesor, mungesa e të cilit është vërejtur shumë.

Aktualisht, Spacey nuk është duke punuar me ndonjë projekt, dhe duke parë se si i janë mbyllur dyert nga sistemi, sikundër dhe publiku i ka kthyer shpinën, pas këtij filmi ai mund të mos jetë më asgjë.

 

Zjarr Tv Ad