Akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës, prokuroria e Korçës mbyll hetimin për babin 37-vjeçar

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim, për 37 vjecarin Rudolf Merolli, i cili dy muaj më parë u akuzua nga vajza e tij për ngacmim seksual.Gjatë hetimeve Merolli nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.Në shtator pritet të fillojë gjykimi në gjykatën e shkallës së parë për 37-vjeçarin. Me 16 maj Gjykata e Korces  vendosi arrest me burg për Rudolf Merollin, ndërkohë që avokati i tij kërkoi një masë më të butë dhe tha se prokuroria duhet të thellohet më shumë në hetime. Po ashtu, në seancën në fjalë, mbrojtja kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse kanë konsumuar ose jo lendë narkotike.

Zjarr Tv Ad