Akuzohet se helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia e nuses në gjykatë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marjana Çmeta ka dalë para Gjykatës për Krime të Rënda për të dhënë dëshminë në lidhje me akuzat ndaj saj se helmoi vjehrrën me fotoksinë.

Nusja rrëfeu ngjarjen para gjykatës duke thënë se Lirie Lami pas një debati e kishte qëlluar.

Por mohoi akuzat se e kishte helmuar ajo.

Marjana Çmeta: “Atë dite shkova në shtëpi, sepse isha tek familja ime. Rregullova Oltionin për në punë, e shoqërova deri tek autobusi dhe u ktheva të bëja punët e shtëpisë. Pak më vonë në shtëpi erdhi Liria, e cila solli qumësht dhe do mbillte ca fidan. Kur u fut në shtëpi më tha se ishte e shqetësuar për sjelljen e vajzës së saj, pasi ishte larguar e inatosur.

Me tha që s’di çfarë t’iu bëj më, ju kam çuar në hoxhe dhe prape njësoj. Unë i thash që nuk është zgjidhje hoxha. Me tha se nuk ia çon me qëllim të keq. Donte të shkonte të takonte një të afërme për këto diskutime. Unë nuk e lejova dhe i mbylla derën me çelës. Aty u konfrontuam pak dhe ajo me qëlloi. Isha 5 muajshe shtatzënë dhe ndjeva dhimbje. I thash që nëse e humbja fëmijën do ishte faji i saj. Me pas jemi ndarë dhe unë ndenja tek dhoma ime. Kur dola ajo ishte shtrirë pas krevatit. Njoftova të afërmit dhe e dërguam në spital.”

 

Zjarr Tv Ad