Akuzohet se nuk di të sulmojë, Edi Reja i del në krah Hysajt

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë, të paktën kur bëhet fjalë për karrierën e tij te Napoli. Anësori kuqezi nuk arriti të largohet në këtë merkato vere dhe gjerat sa vijnë e ndërlikohen akoma më shumë. Në sytë e C.Ancelottit, Hysaj nuk është një titullarë dhe është i pari që sakrifikohet kur bëhet fjalë për futbollistët që duhen grumbulluar, kështu ndodhi edhe në sfidën e parë në Champions kundër Liverpool. Për ti dalë në krah mbrojtësit shkodran ka menduar as më shumë e as më pak por trajneri i Kombëtares, Edi Reja.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, tekniku italian ka folur për situatën që po kalon Napoli, fitoren ndaj Liverpool, shanset që kanë blutë për të fituar titullin në Serie A por u ndal duke folur dhe për Hysajn, i cili në drejtimin e tij realizoj dhe golin e parë në Kombëtare: “Hysaj, mes futbollistëve që kam drejtuar, është një nga ata që di të sulmojë më mirë hapësirat. Ai ka luajtur gjithmonë si mbrojtës krahu në skemën me katër, por me kombëtaren shqiptare luajmë me tre dhe i kërkoj që të provojë të gjejë hapësira në sulm, ndaj erdhi edhe goli”, shpjegoi Reja për “Radio Kiss Kiss”.

Zjarr Tv Ad