Alarm në Shqipëri, përkeqësohet shëndeti mendor, në Shkodër 45% e të prekurve skizofrenë

0
393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendja e rënduar ekonomike edhe përmbytjet e shpeshta e kanë bërë Shkodrën një rajon të prekur se tepërmi nga sëmundjet e shëndetit mendor.

Ndryshe nga trendet globale ku sëmundjet mendore prekin më së shumti femrat, në Shkodër ajo dominon tek meshkujt dhe më e rënda është se 45 për qind e të prekurve vuajnë nga skizofrenia, e cila futet tek çrregullimet e rënda mendore.
Ekspertet Rajonale të Shëndetit në Shkodër morën në studim të shtruarit në spitalin Rajonal me çrregullime mendore gjatë periudhës 2005-2015 dhe gjetën se 6287 raste që kishin marrë diagnozë dhe ishin shtruar në mënyrë të rregullt në spital. Prevalenca është shumë e lartë me mbi 3700 të sëmurë për 100,000 persona teksa sipas të dhënave të OBSH-së në Shqipëri sipas diagnozave ambulatore janë 1000 të sëmurë mendor për 1000,000 banorë.

Në raportin e tyre të studimit ekspertët rajonale të shëndetit në Shkodër theksojnë se faktorët që kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor janë të ndryshme. Sipas edhe të dhënave globale nga çrregullimet mendore vuajnë më së shumti personat me kushte të varfra të jetesës dhe grupe sociale që jetojnë në stres kronik. Gjithashtu përjashtimi social, i përforcuar nga aksesi i dobët në arsim është vlerësuar një faktor madhor që çon në çrregullime mendore.

Nga 6,287 persona të sëmurë mendor në Bashkinë e Shkodrës, burrat ishin më dominues, krahasuar me femrat: 3,766 (59.9% burra) dhe 2,521 (40.1% femra), respektivisht, teksa në botë raportet janë të kundërta, gratë janë të prekura më së shumti.

Çrregullimi më i përhapur mendor në këtë studim ishte Skizofrenia me 2,884 (45,87%) pacientë. Më shumë se 765 (12.16%) pacientë u raportuan depresive, 739 (9.17%) me çrregullime emocionale dhe 477 (7.6%) vonesa mendore. Çrregullime të personalitetit dhe çrregullime të alkoolit ose drogës ishin përkatësisht 3.56% dhe 2.67%.

Më te prekurit u panë të jenë meshkujt e moshës 45-55 vjeç të cilët kanë rëne pre e sëmundjeve mendore shpesh herë nga mospërballimi i peshës për të drejtuar familjet nga mungesa e kushteve ekomomikë.

Studimi tregon se gratë kishin më shumë gjasa të vuanin nga gjendja shpirtërore, ankthi dhe çrregullime depresive në krahasim me burrat, ndërsa burrat nga alkooli dhe çrregullimeve prej abuzimit me drogën.

Ekspertët arritën në përfundimet se çrregullimet mendore ishte një sëmundje mjaft e përhapur në rajonin verilindor, por shqetësues ,mbetet fakti se ato ishin të prekur nga skizofrenia.

Sipas përkufizimeve të mjekësisë skizofrenia është një çrregullim mendor i karakterizuar nga sjellje shoqërore jo normale dhe pamundësia për të kuptuar realitetin. Simptomat e zakonshme përfshijnë besimin e rreme, mendimet e paqarta, dëgjimin e zërave që të tjerët nuk e bëjnë, angazhim të ulët shoqëror dhe mungesën e motivimit.

Zjarr Tv Ad