Alarm në zyrat e Facebook

0
3

Një alarm për bombë në zyrat e rrjetit social Facebook në Silikon Valley ka shkaktuar panik tek punonjësit. Policia e San Franciskos i është përgjigjur menjëherë alarmi dhe ka evakuuar godinën, e cila pas një kontrolli të detajuar është shpallur e sigurtë.

Alarmi u dha përmes një telefonate anonime në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, e cila njoftoi më pas autoritetet lokale në Menlo Park të Kalifornisë, ku ndodhet dhe kampusi i Facebook.

Punonjës të rrjetit social njoftuan se në tërësi u evakuuan tre ndërtesa, por jo ajo ku ndodhen zyrat kryesore. Një tjetër kompani me seli në Silikon Valley që më herët gjatë vitit u përball me probleme sa i takon sigurisë është Youtube. Në muajin maj një grua hapi zjarr në ambjentet e zyrave në San Francisko, duke plagosur tre persona dhe vrarë më pas veten.