Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar sërish qytetarët sot për të marrë masa mbrojtëse nga virusi i gripit, që me sa duket po përhapet me shpejtësi.
Ndër masat përmendet vaksinimi, por edhe vendosja e maskave.
“Gripi shkaktohet nga një virus dhe mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar. Vaksinohuni të mbroni pacientët, të mbroni familjen, të mbroni vetveten.
Vaksinimi i përvitshëm ndaj gripit është i rëndësishëm pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm.
Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.
Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.