“Alarm për Tiranë dhe Shkupin”, gazetari boshnjak: Serbia nënshkroi në Nju Jork marrëveshje Rusinë, jeni vende të NATO-s

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i diplomacisë serbe Nikola Selakovic dhe ai i Rusisë Sergei Lavrorv, kanë nënshkruar një marrëveshje sa i përket politikës së jashtme të përbashkët Moskë-Beograd, përgjatë takimeve që po mbahen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari nga Bosnje e Hercegovina, Jasmin Mujanovic, i cili përcjell në vazhdimësi zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e nënshkruar quhet “Plani i Konsultimeve ndërmjet MPJ-së së Serbisë dhe MPJ-së së Rusisë për 2023-2024.”

Mujanovic shkruan se nuk është çudi që Serbia vazhdon të koordinojë politikat e saj me regjimin kriminal të Vladimir Putinit, teksa shton se ajo që është për t’u çuditur është se si qeveritë kryesore perëndimore kërkojnë që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova t’i bashkohen nismës “Ballkani i Hapur”.

“Nuk është çudi që Serbia të vazhdojë të koordinojë politikat e saj të jashtme me regjimin kriminal të Putinit. Ajo që është e jashtëzakonshme është se qeveritë kryesore perëndimore duan që Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova të integrojnë ekonomitë e tyre me Serbinë nëpërmjet nismës “Ballkani i Hapur”. Kjo është arsyeja pse kjo është e pamundur“, shkruan Mujanovic.

Gazetari boshnjak thotë se nënshkrimi i një marrëveshje të tillë në mes të Serbisë dhe Rusisë do të duhej të ishte një alarm për Tiranën dhe Shkupin si dy shtete anëtare të NATO-s.

“Kjo duhet të alarmojë edhe në Tiranë dhe Shkup, që të dyja janë vende anëtare të NATO-s. Pse do të ndiqnit integrimin ekonomik me një vend që po përafron politikën e tij të jashtme me një shtet të paprekur ndërkombëtar? Nuk ka kuptim”, shkruan gazetari Jasmin Mujanovic.

Zjarr Tv Ad