Alarmi i Bashës: Gjendja ekonomike është dramatike, bizneset po falimentojnë me shpejtësi

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga seliu blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se gjendja ekonomike në vend është dramatike. Ai u shpreh se bizneset po shkojnë me shpejtësi të madhe drejt falimentimit.

Lulzim Basha: ”Çfarë do ndodhë pas 31 majit? Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës. Çfarë do ndodhë me ato biznese që nuk do të hapin dot dyert. edhe me rregullat e shpallura deri më tani, 40-50% për shembull e sektorit të bareve e restoranteve që janë një sektor me goxha peshë në Shqipëri, nuk hapin dot dyert sepse nuk kanë hapësita të jashtme. 

Çfarë ndodh me këta që kanë 3 muaj papunë përsa i përket pagesës së qerave. Çfarë ndodh me kreditë, dhe këstet e kredive. Çfarë ndodh me mijëra që nuk kanë përfituar asgjë, asnjë kacidhe. E kuptoni që gjendja është dramatike, këto biznese po shkojnë me shpejtësi të madhe drejt falimentit. Ndërkohë, një gjë nuk ka ndryshuar. Ju shkojnë prapë faturat e enegjisë, faturat e ujit.”

Zjarr Tv Ad