“Alarmi për bombë!”/TIA sqaron:”Operimi i aeroportit po vazhdon normalisht”

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aviacioni Civil ka kryer një test në Rinas, duke dhënë një alarm të rremë për bombë, i cili shkaktoi frikë te udhëtarët.

Lidhur me këtë test TIA ka njoftuar se pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë ne program.

Njoftimi:

Një test i fshehur i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në bashkëpunim me Policinë e Komisariatit Rinas, brenda ndërtesës së aeroportit, “i identifikuar si alarm për bombë” ka bërë që në orën 11.29 të ditës së sotme, datë 30 Shtator 2020, të bëhet evakuimi i të gjithë pasagjerëve dhe punonjësve të aeroportit, pasi u vunë në veprim procedurat e Planit të Emergjences për raste të tilla.

Të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit kanë rihyrë në terminal, pas njoftimit të policisë së Komisariatit Rinas se ky “alarm” ishte nje test i fshehtë.
Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre se operimi i aeroportit po vazhdon normalisht dhe nuk ka vonesa në fluturimet që janë program.
Ju falenderojmë shumë për mirëkuptimin tuaj. Tirana International Airport

Zjarr Tv Ad