Alarmohet PSG, Mbappe një muaj jashtë fushave

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paris Saint Germain u rikthye te fitorja në Ligue 1. Kampionët e Ligue 1 fituan me shifrat 4-0 në shtëpi ndaj Toulouse, duke koleksionuar 3 pikëshin e parë në dy javë kampionat.

Por, vlera e këtyre pikëve zbehet kur mendon se ka humbur dy lojtarët kryesorë të saj. Bëhet fjalë për dy sulmuesit, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, të cilët u larguan të dëmtuar nga “Parc des Princes”. Nga egzaminimet mjekësore, ka rezultuar se dëmtimi i francezit ka qënë i një shkalle të lartë.

E në të tilla kushte, Mbappe i duhet të paktën 1 muaj për tu riaftësuar. Kjo situatë përkeqëson akoma dhe më shumë gjendjen te PSG, që përpos Neymar JR duhet të bëj llogaritë edhe pa Cavanin e Mbappe.

Zjarr Tv Ad