Alarmon Armando Sadiku, ndërpret seancën stërvitore

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk nisi në mënyrën më të mirë, por grumbullimi i kombëtares së Shqipërisë në prag të dy sfidave të para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës rrezikon të kthehet në një makth të vërtetë. Armado Sadiku alarmon skuadrën kuqezi dhe shton dhimbjen e kokës për Kristian Panuçin. Sulmuesi ka lënë përgjysmë seancën stërvitore për shkak të një problem muskulor.

I kthyer pas një dëmtimi të gjatë, Sadiku shihej si një zgjidhje për repartin ofensiv, por aktivizimi i tij në sfidën e së premtes është në dyshim. Priten teste të tjera për të mësuar shkallën e problemit fizik. Sulmuesi nisi seancën stërvitore me ushtrimet e nxehjes si dhe bëri disa vrapime rreth fushës, por më pas u tërhoq nga pjesa tjetër e skuadrës që vijoi normalisht përgatitjet. Mungesa e Sadikut do të ishte një goditje e madhe për kombëtaren shqiptare, pasi Panuçit I mbetet vetëm Bekim Balaj si alternativë në vijën e parë të sulmit. Por edhe futbollisti shkodran nuk është në formën e tij më të mirë. Senaca stërvitore e së mërkurës u zhvillua me dyer të mbyllura. Për 70 minuta Panuçi vuri në jetë programin e tij, duke bërë edhe disa prova për formacionin me disa ndeshje brenda grupit. Gjithsesi, një ide mbi skuadrën që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në sfidën kundër Turqisë, tekniku mund ta krijojë vetëm në seancën e fundit, pasi të mësojë nëse do të ketë apo jo në dispozicion edhe Armando Sadikun.

 

Zjarr Tv Ad