Një tërmet me magnitudë 7 ka goditur me një forcë shkatërruese një zonë pranë Anchirage, qyteti më i madh i Alaskës. Për momentin nuk janë regjistruar viktima dhe të plagosur, por tërmeti i fortë shkaktoi dëme të mëdha në rrugë si dhe shembjen e një ure. Dëmtime shumë të rënda kanë pësuar dhe ndërtesat, ndërsa njerëzit janë qëndruar në rrugë ku janë regjistruar pamje paniku dhe banorë që arratiseshin.
Fillimisht, si pasojë e tërmetit, u dha alarmi për Tsunami por autoritetet e tërhoqën shumë shpejt. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë ta cara dhe ndërtesa me mure të dëmtuara. Sipas institutit sizmologjik, tërmeti e kishte epiqendrën 13 kilometra nga Anchorage, 41 kilometra në thellësi, dhe u shoqërua me lëkundje të tjera më të vogla për disa minuta. Presidenti amerikan Donald Tramp, i cili ndodhet në Argjentinë ku merr pjesë në samitin G 20, me anë të një mesazhi në Tuiter i kërkoi banorëve të ndiqnin këshillat e profesionistëve dhe u premtoi se qeveria nuk do kursente asgjë për ti mdihmuar.