Alban Daci: ” Popull turmash, ama turma të fjetura!”

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Alban Daci

Popull turmash, ama turma të fjetura! I ka kapur thuajse të gjithë histeria e patriotizmit, të qëndrojmë e të luftojmë! Nuk merren me fenomenin se në Shqipëri është situata katastrofë e të vrasim mendjen për ndryshim, por merren me gjetur tradhtarët e larguar dhe trimat e qëndruar. Në themi një shprehje: të gjeni gjilpërën në kashtë! Epo meqë keni qëndruar dhe Shqipëria është si është e ka edhe një përgjigje. Mirë ne u larguam se ishim frikacak, po ju qe qëndroni e jeni trima ç’po bëni? Bëni ndonjë anëtarësim në Rilindje e rrisni aksionet😂😂😂😂 Aman, mos u merizni se ju shahet Partia apo Pushteti! Nuk ju ka mbetur gjë tjetër, veçse të na shpallni tradhtarë të populli! Dhe diçka mos besoni akoma teorinë se ne mendej nga Perëndimi jetojmë duke mbledhur mbeturina në koshat e plehrave🤣
Megjithatë fajet mendoj se i ka pushteti që nuk kthen shërbimin e detyruar ushtarak dhe zborin e të kërkoni e të gjeni armikun para, mbrapa, majtas e djathas. Sigurisht atë imagjinarin, se të vërtetin e keni ne gjirin e Partisë!

Zjarr Tv Ad