Alban Skënderaj sqaron keqkuptimin për performancat e tij live: Kujdes ça flet vlen edhe për mua!

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alban Skenderaj është një prej këngëtarëve më të kërkuar,  dhe më të dashur, gjatë viteve të fundit. Këngëtari shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e koncerteve dhe projekteve të reja muzikore.

Për rrjedhojë, ai ka një agjendë të ngjeshur me koncerte, të cilat duket se, nuk i lënë kohë të pushojë.

Ndërkohë, para pak ditësh  kantautori, Alban Skënderaj,  u diskutua mjaft në portale, pasi kishte bërë një postim në rrjetet sociale.

Ai ishte shprehur se, këtë të shtunë që lamë pas do të ishte performanca e tij e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë. Kjo deklaratë duket se ka shqetësuar edhe fansat e tij dhe për këtë arsye Skënderajt i është dashur të reagojë sërish, për të qetësuar ndjekësit e tij.

“Me sa duket “kujdes ça flet” vlen edhe per mua qe flas goxha pak ne rrjetet sociale. Meqe disa u bënë merak, nuk shkruajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare por, nuk performoj më për një kohë nëpër clubet e Tiranës kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë,”-përfundon postimi i Albanit, i cili në këtë mënyrë ka qetësuar  “ujërat” që u turbulluan nga deklarata e mëparshme në profilin e tij në Instagram.

 

 

Zjarr Tv Ad