“Albania Ajax School”, transferon futbollistin e parë jashtë vendit

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një  akademi  futbolli  në  Shqipëri,  “Albania Ajax School” e krijuar në Shkodër, prej vitesh  është kthyer në një  faktor të  rëndwsishëm për  futbollin e moshave. Bashkëpunimi  me klubin e Ajaksit tëAmsterdamit, dërgimi  I  futbollistëve jasht  vendit, janë  disa  nga  treguesit për rritjen e parametrave të kësaj  Akademie.

Sipas asaj që ka publikuar vetë, “Akademia Ajaks Shkodër” përmes një postimi në Facebook, njoftohet se Eslit Sala duke nisur që nga sot do të jetë pjesë e skuadrës së Valetës. Kampionët e Maltës kanë arritur marrëveshjen me klubin shkodran, për të marrë shërbimet e lojtarit në fjalë. Sala do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Valetës, skuadër kjo që u ndesh me Kukësin në turin e parë kualifikues të Champions League-s.

 

Eshte gjetur me ne fund akordi ndermjet klubeve. Nga neser nje prej Ajaksave, futbollisti i talentuar Eslit Sala do te jete lojtar i Valletta FC, Malte. Pas muajit janar ne te cilin mbyllen edhe transferimet ai do te jete ne dispozicion te ekipit te pare atje dhe pritet te luaje ne takimet zyrtare. Ne jemi krenar per kete djale i cili dha nje kontribut te jashtzakonshem per AAS qe prej themelimit duke na dhuruar shume trofe dhe emocione pa fund. Ne i jemi mirnjohes qe qendroi besnik deri ne fund AAS dhe sebashku arritem objektivin e tij te pare pasi jemi te bindur se do arrije ne majat e futbollit europian. Me transferimin e Sales AAS arrin pragun e kontributit te saj ne futbollin nderkombetar pas arritjes me pare te objektivit te kontributit me lojtare te ekipeve kombetare. Kujtojme se 8 lojare te AAS-se perfshi edhe Sala i kane kontribuar me dinjitet ekipeve kombetare Shqiptare. Ky eshte vetem transferimi i pare dhe nuk do te jete i vetmi. Po punojme pasi ne ditet e fundit jane disa ne proces dhe ne projekt qe natyrisht duan kohen dhe vemendjen e duhur. AAS i uron suksese Eslit Sala dhe nje perfaqsim maksimal i cilesive me te mira te AAS -se dhe lojtareve Shqiptare ! Ne nuk do te ndalojme por do jemi me ty duke te te dhene force ne rrugen drejt majave te suksesit !

Zjarr Tv Ad