Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ka deklaruar mbrëmë se është mbështjellë me batanije në shtëpi, pas ndërprerjes së ngrohjes në Prishtinë nga shoqëria “Termokos” për të gjithë konsumatorët, pasojë e krizës energjitike.
Kurti tha se “pjesën më të madhe të kohës më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në Kryeministri ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për objektin. Mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi, jam ngrohur me batanije.”
Mirëpo nuk ka vonuar shumë, kur qytetarët e Prishtinës e më gjërë të ngrirë nga i ftohti dhe sidomos për fëmijët që e pësuan nëpër shkolla dhe në kopshte, nisën ta ironizonin dhe ta shpotisnin ashpër në rrjetet sociale.
Por, kjo nuk është hera e parë që kryeministrit ka ndjerë të ftohtin dhe është ngrohur me batanije.
Më 15 tetor të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, Kurti ishte i vetmi pjesëmarrës që ishte mbuluar me batanije pasi kishte të ftoftë.
Në disa pamje të publikuara, Kurti shihet se kishte mbështjellur pjesën e këmbëve me batanije.\Syri