Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se Blinken e ka njoftuar në lidhje me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë, si dhe nevojën për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare me njohjen reciproke në qendër.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, ka shkruar kryeminsitri.
Por Jo më larg se dje, Kurti ka deklaruar se tanshmw ka shkëmbime e propozime të ndryshme mes BE-së e Uashingtonit, për një marrëveshje me Serbinë.