Albin Kurti krahason veten me Ismail Qemalin: Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është i mundur, por na pengon…

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shqipëri është ndalur sot në qytetin e Gjirokastrës.

Kurti është njohur me pjesën muzeale të qytetit, ndërsa u ndal në kalanë historike dhe muzetë.

Në vizitën e tij Kurti shoqërohej nga kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjirokastër, Kreshnik Merxhani.

Në një prononcim për mediat, ndër të tjera Albin Kurti shprehu mbështetjen e tij për kandidatët e pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ndës theksoi se jo vetëm Gjirokastra, por edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshim e zhvillim.

Pyetjes se nëse është i mundur bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe a është kjo në planet e Albin Kurtit ai ësht përgjigjur:

Sot jemi këtu në Gjirokastër, në kalanë e Gjirokastrës, tek vendi ku më 4 Dhjetor 1912. Pra një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër bashkë me Kreshnik Merxhanin i cili është kandidat për deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe të cilin Lëvizja Vetëvendosja e mbështet, e puna e parë e të cilit ka qenë këtu në kalanë ë Gjirokastrës.

Janë 3 kandidatë të pavarur, të zgjedhësve, të cilët ne i mbështesim: Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Bojken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Këta janë të pavarur dhe ne i duam për deputet të Kuvendit të Shqipërisë që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim dhe drejtësi që nuk janë në korrupsion.

Dje në Tiranë kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama, pastaj Presidentin e Republikës Ilir Meta, si dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Ne kemi pengesë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por nuk është kjo një pengesë e pakalueshme.

Neni 1.3 dhe Neni 1.1 nuk janë në përputhje, mirëpo me punë dhe angazhim me vullnet politikë dhe me dëshirën e popullit edhe duhet ta sjellim ligjin për Referendum, e një ditë edhe ta ndryshojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ashtu që Kosova dhe Shqipëria si dy shtete të të njëjtit komb të mund të integrohen edhe të bashkohen.

Zjarr Tv Ad