Albin Kurti me fjalë të ashpra ndaj Vladimir Putin: President despotik që e urren NATO-n

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për mediumin britanik SkyNews, ka folur për agresionin rus në Ukrainë.

Kurti ka përmendur lidhjet e forta të Rusisë me Serbinë dhe takimin e fundit në nëntor të vitit të kaluar të Putinit me Vuçiçin në Rusi. Kryeministri kosovar e ka quajtur presidentin rus, president despotik që e urren NATO-n.

“Të gjitha kompanitë ruse kanë degët e tyre në Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar që presidenti despotik Vladimir Putin do të provojë ta transferojë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta shndërruar në betejë të tij me demokracitë perëndimore”, tha ai.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë, sepse në Ballkan kemi një shtet që s’ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe s’është rreshtuar me BE-në për ta dënuar agresionin rus dhe ajo është Serbia ne kemi kufi të gjatë me Serbinë që s’e njeh Kosovën. Rusia me Serbinë kanë lidhje të forta dhe këto lidhje janë kulturore dhe ushtarake e ekonomike.  Serbia ka 14 aeroplanë luftarakë Mig29, donacione nga Rusia dhe Bjellorusia”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shprehur edhe njëherë dëshirën që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO pas zhvillimeve të fundit.

“Ne qëndrojmë të vendosur dhe vigjilent dhe s’jemi të frikësuar, ne duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO, ne kemi NATO-n në Kosovë por sa më parë që anëtarësohemi në NATO do të kemi stabilitet më të madh të rajonit. Presidenti Putin në nëntorin e kaluar ka pritur presidentin e Serbisë, Vuçiq në Soçi, dhe i ka shfaqur një hartë të Kosovës të përqëndruar në veriun e Kosovës sepse aty ka struktura ilegale që operojnë atje praktikisht janë në koordinim të afërt për atë kryeqytetet e BE-së duhet të kërkojnë nga Beogradi ta dënojnë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Për këtë BE dhe NATO duhet të angazhohen më shumë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj unë ju bëj thirrje 5 shteteve mosnjohëse të BE-së që ta njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë në paqe, stabilitet dhe siguri”, tha ai.

Zjarr Tv Ad